

Kamping në Kanionet e Osumit (Skrapar)
Bashkohuni me ne për një aventurë të paharrueshme në zemër të natyrës, ku do të kalojmë një natë nën yje, do të eksplorojmë Kanionet e Osumit dhe do të vizitojmë qytetin historik të Beratit.
Dita 1 / Tiranë – Belsh – Çorovodë – Kanionet e Osumit
Pas mbërritjes do të vendosim çadrat dhe do të përgatisim kampin. Më pas do të kemi kohë të lirë për të shijuar natyrën dhe qetësinë e zonës.
Në mbrëmje do të mblidhemi rreth zjarrit të kampit, ku do të kalojmë momente të bukura me muzikë, biseda dhe atmosferën unike që ofron nata në natyrë.
Dreka dhe darka janë të lira. Pranë hyrjes së kanioneve ndodhet restorant ku mund të konsumoni sipas dëshirës.
Dita 2 / Eksplorimi i Kanioneve – Berat – Tiranë
Gjatë këtij aktiviteti do të kemi dy mundësi ecjeje, sipas dëshirës së grupit: ecje brenda kanionit ose ecje sipër kanioneve. Të dyja alternativat zgjasin rreth 2 deri në 3 orë, duke na dhënë mundësinë të shijojmë bukuritë natyrore të zonës në mënyrën që preferon grupi.
Në ecjen brenda kanionit do të kalojmë nëpër ujërat e kristalta të lumit dhe do të eksplorojmë një nga mrekullitë natyrore më spektakolare të Shqipërisë. Në ecjen sipër kanioneve do të shijojmë pamje panoramike mahnitëse mbi luginën dhe shkëmbinjtë madhështorë të Osumit.
Price Includes
Not Included
What to Bring
Good To Know
– Aktiviteti zhvillohet vetëm në kushte të favorshme atmosferike.
– Gjatë gjithë aktivitetit duhet të ndiqen udhëzimet e guidës për siguri maksimale.
– Respektojmë natyrën dhe nuk lëmë mbeturina në zonën e kampingut.
– Ky program është i përshtatshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë një fundjavë ndryshe, duke kombinuar aventurën, kampingun dhe eksplorimin e një prej mrekullive natyrore më të bukura të Shqipërisë.







